DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre, në të gjitha fushat.

Duke i uruar z. Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, kryetari Konjufca vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i jap një shtysë të re këtij bashkëpunimi.

EkoHigjiena

Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, kryetari Konjufca tha se Kosovën dhe Shqipërinë e bashkon gjithçka, andaj mbi këtë premisë ai shtoi se ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin e shumëanshëm.

Duke e falëndruar kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, ambasadori Malaj konfirmoi përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e Kosovë, ndërsa u vlerësua se zgjerimi i bashkëpunimit paraqet interes reciprok për të dyja vendet.

Ambasadori Malaj pason në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Kosovë ambasadorin e deritashëm, Qemal Minxhozi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.