Ministrja Ahmetaj ishte pjesë e panelit në Samitin e Komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme, i cili u organizua sot në Prishtinë.
Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj i’u drejtua panelit duke thënë: “Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare/tejkalimi i barrierave politike të rajonit”, ku potencoi rënëdësinë e debatit për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor në kuadër të prcoesit të integrimit Evropian.
Në fjalimin e saj Ministrja Ahmetaj theksin e vuri tek e ardhmja e përbashkët e Ballkanit Perëndimorë, që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që ta përforcojmë dhe përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në BE, për të gjithë rajonin.
“Bashkëpunimi rajonal, dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gurëthemel i Procesit të Stabilizim Asociimit dhe kjo është e artikuluar qartë në marrëveshjet kontraktuale të secilit vend me BE-në. Integrimi në BE do të duhej të ishte forca tërheqëse apo katalizatori që në një formë i obligon shtetet e Ballkanit Perëndimorë për një bashkpunim të ndërsjellë, çdo herë duke qenë shtetet anëtare të BE-së garant të këtij bashkpunimi” tha ndër të tjera Ministrja Ahmetaj.
Në vazhdim ministrja Ahmetaj nënvizoi disa nga projektet e përbashkëta ku është i përfshirë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë, sikurse edhe Kosova, duke spikatur procesin e Berlinit, apo “Western Balkans 6” si një nismë rajonale e ndërlidhur me zgjerimin e BE-së. Sikurse edhe shembuj tjerë kur procesi i integrimit evropian ka sjellë rezultate në tejkalimin e dallimeve mes shteteve në rajon.