Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ (MI) Nr.15/2017, për ligjëruesit profesional në autoshkolla.
Me këtë Udhëzim Administrativ, përcaktohen kushtet dhe mënyra e dhënies së provimit për licencim të ligjëruesit profesional në auto shkollë, të drejtat dhe detyrat e ligjëruesit profesional, rregullat që duhet t’i përmbahet ligjëruesi profesional gjatë procesit të aftësimit të kandidatëve nga pjesa teorike dhe programi i provimit profesional.
Ky Udhëzim Administrativ, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit, nga ana e ministrit të Infrastrukturës.