DYLON

KFOR’i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit për dhënien e ndihmës së parë

KFOR’i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit për dhënien e ndihmës së parë
Avatar photo Redaksia

Një trajnim dyditor është mbajtur për pjesëtarët e zjarrfikësve dhe shpëtimit të Gjilanit nga ana e KFOR’it amerikan, me qëllim të përgatitjes sa më profesionalisht për dhënien e ndihmës së parë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur falënderim për KFOR’in amerikan për këtë trajnim, ndërkaq ka thënë se pjesëtarrët e zjarrfikësve kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga eksperienca dhe njohuritë e tyre.

“Unë besoj shumë që zjarrfikësit tanë, njohuritë e marra nga ky trajnim, do t’i implementojnë në terren, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit në çdo kohë”, tha Kadriu.

EkoHigjiena

I pari i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit ka paralajmëruar edhe realizimin e trajnimeve të tjera gjatë muajve në vijim.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.