DYLON

Ministri Zharku nënshkruan Udhëzimet Administrative nr. 06/2017 dhe nr. 07/2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruar Udhëzimet Administrative (MI) nr. 06/2017 për rregullat për qerre dhe makina të punës, si dhe nr. 07/2017 për rregullat dhe kushtet për lëvizjen e sajave dhe mjeteve të pajisura me rrëshqitëse.

Udhëzimi Administrativ nr. 06/2017 përcakton rregullat dhe kushtet për drejtimin e mjetit të tërhequr me kafshë (qerres), si dhe kufizimet dhe ndalimet për qarkullimin e makinave të punës, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen nga personat e autorizuar, të cilët bëjnë rregullimin dhe mbikqyrjen e trafikut, personat që drejtojnë qerren, si dhe shoferët e makinave të punës.

EkoHigjiena

Ndërsa me Udhëzimin Administrativ nr. 07/2017 përcaktohen rregullat dhe kushtet për lëvizjen e sajave dhe mjeteve tjera rrëshqitëse, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen nga personat e autorizuar, të cilët bëjnë rregullimin dhe mbikqyrjen e trafikut, si dhe personat që drejtojnë sajat dhe mjetet tjera rrëshqitëse.
Qarkullimi i sajave dhe mjeteve të tjera rrëshqitëse në rrugë publike lejohet nëse rruga është e mbuluar me borë ose në rrugë me akull.

Të gjitha udhëzimet administrative të nënshkruara nga ministri Zharku mund t’i gjeni dhe shkarkoni nga web faqja e Ministrisë së Infrastrukturës: http://www.mi-ks.net

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.