DYLON

Kamenica përfituese e projekteve në vlerë prej 900 mijë €

kamenica perfituese e projekteve
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune.

Projektet në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë:

EkoHigjiena
  • Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.
  • Asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350,000 euro.
  • Asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.
  • Asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të të cilat projekte do të investohen 150,000.

Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithsej 900 mijë euro.

Përndryshe, kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani u shpreh falënderues ndaj Qeverisë së Republikës Kosovës përkatësisht Ministrit Zharku dhe zv.ministrin Mujota për mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve që do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore në komunën e Kamenicës.

Ndërkaq ministri Zharku ka falënderuar kreu e Kamenicës, Begzad Sinanin, për bashkëpunimin konstruktiv në realizimin e projekteve të mëparshme dhe këto projekte te reja, për të shtuar se ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbështetjen në realizimin e projekteve të reja në gjithë vendin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.