Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizituan Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, për të parë nga afër punën e stafit shëndetësor, si dhe rastet e trantimit dhe ballafaqimit me Pandeminë COVID-19.
Drejtori Krasniqi, falënderoi ministrin për vizitën, si dhe stafin shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që janë duke kryer gjatë kohës së pandemisë, “vizita juaj bashkë me kabinetin tuaj tregojnë për mbështetjen dhe përkushtimin që keni si ministri ndaj pacientëve, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe ndaj punëtorëve shëndetësor në shenjë respekti për punën që po e bëjnë”, theksoi drejtori Krasniqi.
Ai tha se javët e fundit vërehet një trend i lehtë i rënies së numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor nëpër klinikat tona, me gjithë atë siuatea ende paraqitet e rënduar dhe ende ka numër të madh të pacientëve.
Njëherit, dr. Krasniqi, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë masat e parandalimit të infeksioit covid në masën e gjërë. Ai tha se “nuk ka mënyrë më të lehtë, më efikase dhe ma pak të kushtueshme, se sa bartja e maskës, kujdesi i higjienës personale dhe ruajtja e distancës fizike. Këto janë tre masat e atra që njerëzimi sot i ka në dispozicion, e që unë vazhdimisht do t’iu bëjë thirrje qytetarëve për të respektaur ato”.
Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se vizita e përbashkët në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK-së, ishte në planin tonë të punës të rishikimit dhe të funksionimit mbikqyrës të rasteve me COVID.
Zemaj, tha se “Mjekimi Qëndror Intensiv është alternativë e fundit dhe kryesore për trajtim të rasteve të rënda klinike dhe erdha për të falënderuae stafin shëndetësor për punë dhe përkushtimin. Të shohim edhe për së afërmi edhe trajtimin edhe efikasitetin në mbajtjen në jetë të pacientëve Covid -19”.
Ndërsa, Dr. Naim Kuqi, përgjegjës i Mjekimit Qendror Intensiv Covid në QKUK, tha se janë duke u trajtuar rastet që janë në gjendje më të rënduar shëndetësor, “Mjekimi Intensiv Qëndror-COVID, që është i përcaktuar për trajtimin e këtyre pacientëve, këtu bëhet trajtimi i pacientëve që janë në gjendje më të rënduar klinike, qofshin ata në maska të thjeshtë CPAP, në mbështetje respiratpre, apo apo të intubuar. Neve këtë punë e bëjmë me përkushtim të madhë me stafin e teknikve dhe infermierëve që janë të trajnuar për ta bërë këtë punë si duhet”, theksoi Kuqi.
Aktualisht në MIQ janë 12 pacientë me sëmundje Covid -19.