Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.
Fillimisht, në këtë takim ministri Veliu e njoftoi z. Szunyog për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se prioritet kryesor është luftimi i korrupsionit dhe i të gjitha llojeve të tjera të krimit.
Gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimet tjera mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës së BE-së në sferat me interes të përbashkët siç është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Temë diskutimi ishte po ashtu edhe reformimi i administratës publike në vend ku ministri
Veliu theksoi se është i interesuar që punët të ecin në drejtimin e dëshiruar dhe në pajtim me objektivat që do t’ia parashtrojë vetës qeveria e Republikës së Kosovës.
Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, ambasadori Szunyog i premtoi ministrit Veliu se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e sigurisë dhe shprehi gatishmërinë për përkrahje të mëtejme.