Ministri i Punëvë të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues zyrtarët e ICITAP-it nga Uashingtoni të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it për Evropë, znj. Andria Simic, analistja e programit të ICITAP, znj. Emily Leival dhe menaxherja e programi të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe.
Në këtë takim u bisedua rreth kontributit dhe ndihmës së ICITAP-it dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndër vite dhe planet për të ardhmen.
Ministri Sefaj falënderoi zyrtarët nga Uashingtoni për ndihmën që ICITAP i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi. Gjithashtu ministri Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP.