Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj.Gerrie Willems.
Në këtë takim, ministri Sefaj falënderoi znj.Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ndërsa ambasadorja e Holandës, znj.Gerrie Willems, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke shtuar se shteti i saj do ta përkrah Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.