• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Dogana e Kosovës merr pjesë në Konferencën e Organizatës Botërore të Doganave për Teknologji në Mastriht të Holandës

Redaksia 2LONLINE 20 Tetor, 2022 3 min
 Dogana e Kosovës merr pjesë në Konferencën e Organizatës Botërore të Doganave për Teknologji në Mastriht të Holandës

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës zt. Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë gjatë tri ditëve të fundit ka ndjekur punimet në Konferencën e Organizatës Botërore të Doganave për Teknologji në Mastriht të Holandës.

Konferenca ka ofruar mundësi për t’u informuar rreth teknologjive, sistemeve dhe praktikave të reja në fushën e Doganave. Konferenca në theks ka vënë shkëmbimin e informatave dhe përvojave në mes Doganave dhe Doganës me bizneset dhe qytetarët, për të mundësuar lehtësira dhe reduktim të kohës së zhdoganimit. Ngjashëm, theksi gjatë punimeve është vendosur mbi rëndësinë e aplikimit të Inteligjencës Artificiale (IA), koncept ky që vlerësohet si risi revolucionare në fushën e Doganave.

Përgatitjet për aplikimin e Inteligjencës Artificiale ka filluar edhe Dogana e Kosovës. Si rezultat i koordinimit me projektin e BE-së për Financat Publike, është angazhuar një ekspert, i cili ka filluar me vlerësimin e infrastrukturës dhe nevojave për ndërhyrje me qëllim të ndërtimit të kapacitetit të Inteligjencës Artificiale me përdorim të gjerë në sistemet e Doganave.

Konferenca ka shpalosur edhe shumë tema tjera të rëndësishme për doganat bashkëkohore, të cilat do t’i shërbejnë orientimit të agjendës së zhvillimit dhe modernizimit të Doganës së Kosovës.

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe informatave, Drejtori zt. Llugaliu në kuadër të Konferencës ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Dr. Kunio Mikurya, Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Holandës znj. Nanette van Schelven, përfaqësuesin e Doganës së SHBA-së zt. Ian Saunders dhe shumë homologë tjerë, me të cilët ka ndarë synimet dhe vizionin për zhvillimet në Dogana dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në këto dhe synime tjera.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të ndërmerr të gjitha veprimet për avancim të mëtejmë të teknologjisë, në mënyrë që të ofroj qëndrueshmëri dhe zhvillim efikas të proceseve të punës, avancimit të shërbimit ndaj interesit ekonomik të vendit dhe mbrojtjes efikase të shoqërisë. /2LONLINE/

Etiketa:Dogana e Kosovës Holandës Mastriht Organizatës Botërore të Doganave teknologji
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Shënohet 6 vjetori i anëtarësimit të Doganës në OBD

25 Janar, 2023

Dogana: Kapen barna të kontrabanduara (video)

20 Janar, 2023

Hyseni: Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin

17 Dhjetor, 2022

Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik

5 Dhjetor, 2022

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

23 Nëntor, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës në panelin e “The Economist”

20 Nëntor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com