Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim përfaqësuesen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren, znj. Konstantina Athanassiadou.
Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje që kanë të bëjmë kryesisht rreth bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos mes dy policive.
Më këtë rast ministri Sefaj theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve, sa i përket koordinimeve të veprimeve institucionale për luftimin e krimit të organizuar, pasi që grupet kriminale nuk njohin kufij të bashkëpunimit.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që përkundër statusit diplomatik të njohës së shteteve respektive të avancohen edhe më tej përpjekjet në angazhime konkrete të bashkëpunimit.