Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti për sigurinë përgjatë kufijve dhe në përgjithësi u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.
Në këtë takim u vlerësua se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të avancohet ky komunikim.
Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.