Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shkruar në profilin e tij se 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Ja postimi i tij i plotë:
50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.
Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.
Qeveria për studentët!