DYLON

OSHC-të e Gjilanit protestojnë të enjten paqësisht kundër abuzimit të fëmijëve autik

OSHC-të e Gjilanit protestojnë të enjten paqësisht kundër abuzimit të fëmijëve autik
Avatar photo Redaksia

Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të Gjilanit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve për protestë paqësore kundër abuzimit ndaj fëmijëve autik. Protesta mbahet të enjten duke filluar nga ora 12:00, para Teatrit të Gjilanit, bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë në facebeook të Organizatave të Shoqërisë Civile anëtare të CCNO’së – Gjilan.

Më tej  në njoftim thuhet:

EkoHigjiena

Shoqëria Civile e Gjilanit, përmes këtij shkrimi reagon ndaj rastit të logopedit I.F ndaj personit autik, rast ky i cili na ka prekur thellë, me sjellje jo etike, të gjithëve.

Organizatat e Shoqërisë Civile dënojnë ashpër abuzimin e dhunën e ushtruar ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë, ku opinioni publik është shokuar me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet duke abuzuar madje duke u shprehur dhunshëm ndaj Nënës së fëmijës me autik  gjë që është jo etike jo profesionale.

Duke i parë të gjitha këto fakte, kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse siç janë: Inspektoriati i punës dhe prokuroria të zhvillojnë hetim të detajuar për mënyrën e trajtimit të personave autik ku do në Kosovë.

Nga: Organizatat e Shoqërisë Civile anëtare të CCNO’së-Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.