Në kuadër të “Ditëve të diasporës”, sot ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora dhe Kosova.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me aftësi të kufizuar nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.
Në përgjithësi u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me aftësi të kufizuara dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë.
Edhe në këtë debat u shpalosën sukseset e njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me aftësi të kufizuara dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.