DYLON

Zgjidhen finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017

Zgjidhen finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017
Avatar photo Redaksia

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallë vendimin e Jurisë të çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017 për zgjedhjen e finalistëve të çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017.

Juria e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017, me përbërje Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Nataša Petrešin, Adrian Deva dhe Renaud Proch, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017 nga njëmbëdhjetë aplikimet. Juria ka vendosur që si bazë për vendimin dhe vlerësimin t’i ketë kriteret e praktikava të fuqishme inovative dhe ndërdisiplinare.

Finalistët e zgjedhur dallojnë shumë njëri nga tjetri në fomat shprehëse dhe përvojën e tyre, por kanë të përbashkët ambicjen për të prodhuar vepra vizuelisht imponuese, politikisht të lokalizuara apo të kontekstualizuara.

EkoHigjiena

Finalisti i parë është Meriton Maloku i cili befasoj Jurinë me vizionin e tij të angazhuar për temat më imponuese të përditshmërisë sonë aktuale.

Finalistja e dytë është Enesa Xheladini, praktika e theksuar vizuele e së cilës merr formën e fletoreve dhe skicave për skulpturat dhe instalacionet publike, që vijnë nga praktika e saj arkitekturore.

Finalisti i tretë është Jetullah Sylajmani i cilli në veprat e tij merret me çështjet civilizuese si resurset, lufta dhe demokracia, në një menyrë vizuelisht ambicioze.

Juria është kurreshtare për të parë përkthimin e këtyre praktikave në formatin e ekspozitës të finalistëve të çmimit ‘Artistët e së nesërmës’ 2017 dhe të garës për çmimin.

Juria vlerëson angazhimin dhe punën e të gjithë artistëve që kanë aplikuar për çmimin ‘Artistët e së nesërmës’ 2017 dhe i inkurajon të gjithë artistët e rinj të Kosovës që të vazhdojnë punën e tyre në art bashkëkohor dhe të vazhdojnë të konkurojnë për këtë çmim të rëndësishëm edhe në edicionet e tjera.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Ambasada e SHBA në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.