Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 28 dhjetor, duke filluar nga ora 13:30, me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar.
Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.
Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat e fundit të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ministrisë së Mbrojtjes.