DYLON

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin e Gardës kombëtare të IOWA-s

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin e Gardës kombëtare të IOWA-s
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur dhe u kanë uruar mirëseardhje delegacionit të Gardës Kombëtare të IOWA-s së SHBA-së, të kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, gjeneral brigade William F. McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOWA-s, gjeneral brigade Stephanie Samenus. Në këtë takim ishin dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe Shefi i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së.

Ministri Maqedonci falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën  Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

EkoHigjiena

Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndrojë për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve, për periudhën trevjeçare, duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.