Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ftuar djemtë dhe vajzat e reja për të aplikuar dhe bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Postimi i Ministrit Mehaj
Të nderuar të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë që kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për aplikim si kadetë, prandaj ju inkurajoj të aplikoni. Sqarimet e nevojshme dhe linket për aplikim i gjeni të bashkëngjitura në postim.
Afati i konkurrimit në Konkursin e përzgjedhjes për kadetë do të jetë i hapur deri më 23.06.2022.
Aplikimi dhe njoftimi për kadet te FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimi për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.
Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjëve e të rejave për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.
Ju priftë e mbara dhe suksese në vendimin tuaj më të rëndësishëm në jetë!
Detyra, Nderi dhe Atdheu!