DYLON

Kryetari Haliti ka pritur sot në takim vlerësuesit James Newkirk dhe Juela Sheno nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar

Kryetari Haliti ka pritur sot në takim vlerësuesit James Newkirk dhe Juela Sheno nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti priti në takim vlerësuesit nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), ku u diskutua për projektet e Fondacionit Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova), të realizuar në Viti.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim vlerësuesit James Newkirk dhe Juela Sheno nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, është folur për projektet që janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova). Bëhet me dije se në takim është biseduar rreth aktiviteteve që janë zhvilluar për funksionalizimin e Muzeut Komunal në qytetin e Vitisë, aktiviteteve që janë zhvilluar në fshatin Letnicë si punëtoritë e ndryshme, restaurimin e mullirit në këtë fshat dhe për potencialet turistike të Vitisë. Gjithashtu kryetari Haliti, ka folur edhe për krijimin e shtegut të “Nënë Tereza”, dhe për çështjet e tjera që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit në komunën e Vitisë.

Në këtë takim, kryetari Haliti theksoj se, krijimi i një muzeu ka qenë nevojë e kamotshme për banorët e kësaj komune, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë komunë e Vitisë. Ai tha se, ky objekt tani më është funksionalizuar, falë bashkëpunimit me CHwB Kosova. I pari i kësaj komune theksoj se, ata po vazhdojnë të punojnë në pasurimin e muzeut, dhe mbledhjen e artefakteve për muzeun e qytetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.