Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësminsitri Shemsi Syla, sot pritën në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.
Në takim, ndër të tjera, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit të deritanishëm, duke vlerësuar nevojën për intensifikim të mëtejmë në fushat e interesit të përgjithshëm, me theks të veçantë në fushën e emergjencave dhe projekteve infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror është i vazhdueshëm dhe në shërbim të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve, thuhet në njoftim. /2LONLINE/