DYLON

Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava” sh.a – Gjilan

Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidromorava” sh.a – Gjilan
Avatar photo Redaksia

Më 28.02.2024 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e II-të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë diskutuan performancën e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.

Pas analizave dhe diskutimeve Bordi i drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena

o Raportin e Tremujorit të Katërt (IV-të) të vitit 2023,

o Raportin Vjetor për vitin 2023 si dhe

o Raportin e muajit Janar 2024

Sipas Raportit Vjetor për vitin 2023 rezulton se Kompania për të dytin vit radhazi operon me rezultat pozitiv. Sfidë e mëtejme mbetet zvogëlimi i humbjeve të ujit dhe kjo do te jetë njëra ndër objektivat kyçe të Kompanisë për vitin 2024.

Në mbledhje gjithashtu u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimi i suksesshëm i projekteve investive të planifikuara për vitin 2024.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.