Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, kolonel Sabri Gokhan Karamursel, ku diskutuan rreth shumë temave që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, me interes për të dyja palët.
Gjithashtu, në takim u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, e po ashtu dhe trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së të cilat po vazhdojnë të zhvillohen në Turqi.
Ministri Maqedonci me këtë rast e falenderoi kolonelin Gokhan dhe e falenderovi për kontributin e kontigjentit turk në Kosovë dhe Turqisë, për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të plota të FSK-së.
“Turqia është shtet-aleat i yni me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer në shumë fusha”, theksoi ministri Maqedonci. /2LONLINE/