Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.
Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş theksoi se është i kënaqur për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. /2LONLINE/