DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët angazhim në rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët angazhim në rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, z. Etrur Maloku – Zyrtari i Lartë Ligjor në OPDAT.

Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar me të pranishmit për rezultatet e institucionit të Prokurorit të Shtetit bazuar në Raportin e Punës për vitin 2023, ku është analizuar performanca e të gjitha departamenteve të prokurorive në trajtimin e rasteve penale sipas regjistrave përkatës, sfidat dhe vështirësitë e përditshme me të cilat ballafaqohen prokuroritë, veçanërisht me mungesën e numrit të prokurorëve, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me efikasitetin e punës së të gjitha prokurorive në nivel vendi.

EkoHigjiena

Në këtë drejtim, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që të angazhohen maksimalisht në rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale.

Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe nevoja për aplikimin e procedurave alternative si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit.

Gjithashtu, sipas agjendës, në këtë kolegjium janë diskutuar edhe çështje tjera profesionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.