Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi vizituan njësinë, Sistemet Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.
Delegacioni fillimisht është brifuar nga lidershipi i njësisë të cilët i njoftuan me kapacitetet, aktivitetet, të arriturat dhe gatishmërinë për t’i realizuar të gjitha aktivitetet në kuadër të misionit të tyre.
Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari përgëzuan stafin e njësisë SAPP për angazhimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të tyre. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij kapaciteti bazuar në objektivat MM-së dhe FSK-së. /2LONLINE/