DYLON

Grupi i dytë i ukrainasve përfundon trajnimin EOD Niveli 2

Grupi i dytë i ukrainasve përfundon trajnimin EOD Niveli 2
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 31 Maj 2024 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e përfundimit të trajnimit EOD Niveli 2 për grupin e dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës, njofton Forca e sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky grup është trajnuar për 6 javë në metodat e eliminimit të rreziqeve nga mjetet shpërthyese nga instruktorët e EUCOM dhe Kompanisë së Deminimit.

EkoHigjiena

Në emër të Komandantit të FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jasharit, Gjeneral Haziri uroi kursantët dhe instruktorët për përfundimin me sukses të kursit. Gjithashtu u theksua rëndësia e kontributit të FSK-së në trajnimin e forcave të sigurisë ukrainase në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve njerëzore, duke e bartur përvojën e fituar gjatë largimit të mjeteve të pashpërthyera në Kosovë te personeli ukrainas.

FSK me kapacitetet e saj do të vazhdojë të japë mbështetjen bashkë me aleatët Amerikan për Ukrainën në trajnimin e personelit shtesë për punën në fushat e minuara dhe largimin e mjeteve shpërthyese në Ukrainë si dhe në fusha tjera relevante, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.