Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari. Me këtë rast, ministri Mehaj i uroi gjeneral Kajarit mirëseardhje në Republikën e Kosovës, duke e uruar për detyrën e re dhe duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.
Me këtë rast, gjeneral Kajari shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
Ndër të tjera, ai shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nivelit të marrëdhënieve të kultivuara nga paraardhësi i tij, gjeneral Federici.
Në fund, ministri Mehaj dhe gjeneral Kajari u akorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, kontakteve dhe koordinimit të ndërsjellë për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive tona institucionale. /2LONLINE.com/