DYLON

Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it dhe u nderua me mirënjohje

Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës ushtarët e KFOR-it dhe u nderua me mirënjohje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT K20) në Viti, në krye me togerin të deritanishëm Kirby.

I pari i komunës i falënderoj ata dhe gjithë ushtarët e KFOR-it për kontributin që kanë dhënë duke ju ndarë atij një mirënjohje. Në këtë takim u prezantua edhe ekipi i ri që do të udhëheqë, togeri Miller. Ndërkaq një mirënjohje pjesëtarët KFOR-it patën edhe për kryetarin Haliti.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e pos që falënderoj ekipin e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve vitias dhe Kosovës i njoftoj edhe ekipin e ri për zhvillimit e gjithmbarshëm të komunës së Vitisë, përfshirë edhe projekte dhe bashkëpunimit me komunat por edhe ato ndërkombëtare.

Ndërkaq Togeri Kirby, falënderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se atij do t’i mungojë Vitia.

Përndryshe kryetari Haliti tha se uniforma amerikane është e shenjtë për të dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me ekipin e ri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.