DYLON

Gjeneral Rama priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári

Gjeneral Rama priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.

Fillimisht, gjeneral Rama i uroi gjeneral Kajárit detyrën e re, si dhe e falënderoi për angazhimin e KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

EkoHigjiena

Gjeneral Rama, më pastaj e njoftoi gjeneral Kajárin, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke shtuar se të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Nga ana e tij, gjeneral Kajári shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritashëm me FSK-në, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit sikur edhe deri më tash, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për ballafaqim me sfidat e përbashkëta. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.