Nesër, e martë (27.02.2018), në vazhdën e vizitave dhe mbështetjes së projekteve infrastrukturore për komunat e vendit, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do t’i vizitojë Vitinë, Gjilanin dhe Kamenicën.
Agjenda e takimeve
Nga ora 9:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë viziton Vitinë, me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haiti.
Në ora 11:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi.
Ndërsa, në ora 13:00, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do ta vizitojë komunën e Kamenicës dhe do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin, Qëndron Kastrati.