DYLON

Ministrja Haxhiu dhe Ministrja Nagavci vizitojnë Kamenicën, në kuadër të fushatës “As edhe një më shumë”

Ministrja Haxhiu dhe Ministrja Nagavci vizitojnë Kamenicën, në kuadër të fushatës “As edhe një më shumë”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Ministrja Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci kanë zgjedhur Komunën e Kamenicës, për vazhdimin e fushatës.

Ato së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj kanë vizituar shkollën “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, si dhe disa biznese të udhëhequra nga gratë.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj ka thënë se është e rëndësishme që sensibilizimi të fillojë nga shkollat, sepse nga aty fillon gjithçka si dhe është më se e nevojshme që të edukohen gjeneratat e reja, dhe të ipet ndihma e duhur nga institucionet që të fuqizohen kauzat e tilla, që mundësojnë minimizimin dhe eliminimin e dukurive negative.

“Por është edhe primare pavarësia financiare dhe gjendja ekonomike e një gruaje. E këtë më së miri na e dëshmuan gratë, bizneset e të cilave vizituam sot, biznese të vogla, por që premtojnë shumë për të ardhmen e tregun”-shtoi ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.