• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qeveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën?

Redaksia 2LONLINE 1 Prill, 2023 3 min
 Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qeveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën?

Qytetarët e Gjilanit dhe përgjithësisht Anamoravës, edhe këtë vit mbase as vitin tjetër, nuk do ti ndahen ‘rrugës së vdekjes’ Gjilan-Prishtinë sepse Autostrada nuk do të bëhet as këtë vit,. Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, thotë në një reagim të tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Sipas tij, kjo autostradë do të duhet të ishte temë e mbyllur jo para disa muajve, por tanimë para disa viteve.

Gagica ka kujtuar se Qeveria Kurti ka dhënë afate se kur Gjilani do të bëhet përfundimisht me Autostradë, por, siç thotë ai, si  duket kjo ka qenë veç një përpjekje e lodhtë për me i mbajt afër votuesit.

“Pra, kur Autostrada nuk bëhet as këtë vit mbase as vitin tjetër deri në Gjilan, përkatësisht në Bresalc, paramendojeni se kur do të bëhet nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë”, ka thënë tutje Gagica i AAK-së.

Sipas tij, kjo është papërgjegjësi totale e institucioneve nacionale, dhe po ashtu paaftësi dhe mungesë guximi e institucioneve lokale për më shumë presion qeverisë.

“Gjilani nuk e ka problemin e vetëm Autostradën për Prishtinë, probleme ka edhe me rrugët tjera si ajo Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj. Zvarritje e punimeve me vite, po ashtu punime pa planifikimin e duhur, gërryerje rrugësh pa nevojë si dhe cilësi jashtëzakonisht e dobët. Rrugët e asfaltuara prishen ende pa i bërë një javë. Renovime të tyre një javë pasi janë shtruar asfalt. Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qeveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën? “, përfundon reagimin e tij, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Etiketa:AAK aktuale Aleanca Anamoravën Autostrada Gjilan Gjilanin Nazim Gagica politika Qeveria
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Alban Hyseni: Qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com