Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u takua sot në Split me Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq.
Ministri Demolli fillimisht falënderoi Ministrin Damir Krstiqeviq për ftesën si dhe për gjithë angazhimin e tij personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë në drejtim të avancimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.
Nga ana e tij, ministri Demolli, tha gjithashtu; “se roli i Kroacisë si vend anëtar i NATO-s, përkatësisht roli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Kroate, është jashtëzakonisht i rëndësishëm krahas edhe partnerëve tjerë strategjik, për ngritjen, avancimin si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativa dhe organizma rajonal dhe më gjerë të sigurisë.
Gjithashtu, ministri Demolli, u shpreh se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës si dy institucione për të cilat Republika e Kosovës është duke u angazhuar që t’i avancojë në mandat dhe detyra, dhe duke qenë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura përveç vullnetit të brendshëm nevojitet edhe transparencë për procesin si dhe mbështetje nga partnerët strategjik të Republikës së Kosovës dhe vendeve siç është Kroacia e cila ka mbështet FSK-në, që nga ngritja e saj dhe vazhdon të jetë një prej vendeve që ofron shumë përkrahje.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq falënderoi ministrin Demolli, për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy institucioneve dhe dyja shteteve do t’i avancojnë më tutje edhe me një përkushtim edhe më të madh edhe në të ardhmen.
Gjatë vizitë në Kroaci, ministri i FSK-së, z.Haki Demolli takoi edhe dy nënoficerët e FSK-së, të cilët gjenden për shkollim atje: rreshter major i komandës Xhevdet Mataj dhe rreshter major Rexhep Bytyqi.
Ministri Demolli i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Fadil Hadergjonaj po qëndron në Kroaci, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq, dhe ka marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik (ASDA 2017), i cili u mbajt në Split.