DYLON

Ndahen para për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit

Ndahen para për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrisë së Financave, sot ka ndarë mjete buxhetore në shumën prej 432 mijë euro për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.

Bashkë me mjetet e ndara të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, shuma e cila dedikohet për këtë çështje arrin vlerën mbi 600 mijë euro, ku përmes kësaj shumë do të përfitojnë të gjithë fermerët që mbajnë gjedhe.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu ka ndarë mjete në shumën prej 350 mijë euro për dezinfektimin e hapësirave kundër Etheve hemorragjike – Krime Kongo (rriqrave), ku përmes kësaj shume i mundësohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.