Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, znj. Rejhan Vuniqi, me ç ‘rast u diskutua për prioritetet e dy ministrive në ndërlidhjen e veprimeve me qëllim të realizimit të objektivave shtetërore.
Në këtë takim u diskutua rreth koordimit të veprimeve institucionale me qëllim të lobimit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera të rëndësishme të sigurisë në botë.
Ministri Gashi tha se në këtë proces është e rëndësishme që të ketë angazhim politik për arritjen e këtyre objektivave madhore për Kosovën dhe për këtë u dakordua edhe znj. Vuniqi se është shumë e nevojshme mbështetja e shteteve mike në këtë proçes.