DYLON

Gjendet vetura e vjedhur, i kthehet pronarit

Gjendet vetura e vjedhur, i kthehet pronarit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, pasi ishte njoftuar për një rast të veturës së vjedhur, ka bërë hetimet e saja.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas një pune intensive hetimore, nga zyrtar të njësisë së hetimeve, është gjetur vetura.

Sipas Hashanit, vetura “Shkoda” me targa 01, ngjyrë e kuqe, e raportuar e vjedhur, është gjetur në magjistralen Gjilan-Ferizaj, skaj rrugës, afër varrezave të fshatit Radivojc.

EkoHigjiena

“Vetura i është dorëzuar pronarit, në gjendjen të rregullt, pa ndonjë dëm. Në lidhje me këtë rast vazhdojnë hetime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.