Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka qëndruar sot për një vizitë në Republikën e Maqedonisë, ku është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski.
Me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje se mes të dyja vendeve ekziston një partneritet i suksesshëm, sidomos në mes të Ministrive të Brendshme në dy vendet, si në nivelin politik, ashtu edhe në atë operativ.
Të dy ministrat biseduan për ndërmarrjen e aktiviteteve që kanë për qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të qarkullimit të lirë të udhëtarëve në pikat kufitare në të dy shtetet. Interes i të dy ministrave ishte edhe thellimi i bashkëpunimit bilateral policor, me qëllim të përforcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe veprimeve të tjera kriminale.
Gjithashtu në këtë takim u theksua se do të mbetet prioritet i dy vendeve që të shkëmbejnë eksperiencat më të mira, në funksion të fuqizimit të aspekteve të sigurisë dhe rritjes së efikasitetit në të dy vendet.
Në fund të takimit ministri, z. Gashi u shpreh i gatshëm që të pres në Kosovë homologun nga Maqedonia, në interes të përparimit dhe të bashkëpunimit ekzistues, sidomos për t’i trajtuar sfidat globale të sigurisë në të cilat sfida përfshihen edhe Kosova me Maqedoninë.