Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 12 qershorit, “Ditës së Paqes”, të mbajtur në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Gjatë kësaj ceremonie, të organizuar nga Ministria e Forcave të Sigurisë, nën emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, u zbulua Memoriali për ushtarët e KFOR-it të rënë në detyrë gjatë viteve në Kosovë.
Qëllimi i këtij Memoriali është që të shprehë falënderimin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për të gjithë ushtarët e KFOR-it të cilët humbën jetën derisa shërbenin në Kosovë që nga viti 1999.