• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Bujanoc Lugina

Kamberi: Qeverisja do ta normalizojë situatën me uzurpuesit e hapësirave publike

Redaksia 2LONLINE 12 Qershor, 2018 2 min
 Kamberi: Qeverisja do ta normalizojë situatën me uzurpuesit e hapësirave publike

Gjatë mbledhjes se nëntë të këshillit komunal përveç tjerash u diskutua edhe për uzurpimin e hapësirave publike në sheshin e Bujanocit nga kafiterit të cilët operojnë në shesh.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit deklaroi se do të ndërmerren masa ndaj të gjithë uzurpuesve të hapësirave publike në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

“Komuna e Bujanocit ka shfrytëzues të sipërfaqes publike të cilët nuk kanë pëlqim nga administrata komunale, ka shfrytëzues që kanë uzurpua hapësirën publike dhe nuk paguajnë taksa dhe uzurpues që kanë uzurpua sipërfaqen e gjelbër që është absolutisht e ndaluar dhe ndaj këtyre në ditët në vijim do të ndërmerren masa, u shpreh Kamberi.

Ai tha se problemi kryesorë në shesh është tek kafiteria më e re “Avenue” e cila e ka uzurpuar drejtpërdrejtë hapësirën publike.

“ Ne kemi tentuar disa herë të bisedojmë dhe ti bindim për të zhbllokuar hapësirat e uzurpuara që të mos ketë ndërhyrje të dhunshme nga organet kompetente dhe pushteti lokal për ta sjellë në normalitet situatën”, theksoi Kamberi.

Kryeshefi i urbanizmit pranë administratës komunale, Amir Xhaferi ka marrë aprovimin e këshillit komunal për planin e paraqitur për shfrytëzimin e hapësirave publike.

“ Do të bëhet shënjimi i hapësirave publike të cilat kanë mund të shfrytëzohen nga lokalet por njëkohësisht do të bëjmë edhe hapjen e rrugëve për qarkullim të lirshëm të qytetarëve. Hapësirat publike të cilët do të lejohen të shfrytëzohen nga lokalet do të jenë me pagesë”, tha Xhaferi.

Sipas përfaqësuesve komunal, aksioni i përmendur nga drejtorati i urbanizmit do të filloj në sheshin e Bujanocit kurse do të bartët në të gjitha rrugët në qytet në të cilat ka uzurpim të hapësirave publike.

BURIMI: Titulli.com

Etiketa:Bujanoc Shaip Kamberi trotuaret uzurpimi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022

Ekspozita me fotografi nga Arian Mavriqi në Bujanoc 

16 Qershor, 2022

Shaip Kamberi: Faleminderit pafund!

29 Prill, 2022

Kreu i Gjilanit dhe ai i Kamenicës në vizitë vëllazërore në Komunën e Bujanocit

20 Prill, 2022

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

11 Prill, 2022

Kamberi: Zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës

5 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com