Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç ka qëndruar sot për një vizitë pune në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga ministri Rrustem Berisha.
Ministri Berisha fillimisht falënderoi ambasadoren Kiliç për vizitën dhe urimin që ajo i bëri me rastin e angazhimit të tij në detyrën e re, dhe njëherësh përmes saj falënderoi Republikën e Turqisë për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që ajo ka dhënë dhe po vazhdon të japë për FSK-në.
Gjithashtu, ministri i FSK-së kërkoi nga ambasadorja Kiliç vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja ministritë dhe të dyja vendet.
Ndërkaq, nga ana e saj, edhe ambasadorja e Turqisë, znj. Kiliç, shprehi gatishmërinë për thellimin dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen në mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.