Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në këtë takim ministri dhe ambasadori britanik biseduan për aktualitetin politik në Kosovë dhe angazhimet e përbashkëta mes dy vendeve.
Ministri Sefaj e falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Ministri Sefaj ritheksoi rëndësinë e partneritetit dhe miqësisë mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, në procesin e shtetndërtimit dhe në konsolidimin e demokracisë.
Ambasadori Ruari O’Connell falënderoi ministrin e Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj për përkushtimin e tij, që institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë janë duke dhënë për të siguruar një ambient të qetë. Ambasadori O’Connell shprehi gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.