DYLON

Ministri MPB-së takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Ministri MPB-së takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë.

Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Republikës së Kosovës në shtet ndërtimin e saj. Gjithashtu, ministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në përkrahjen e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, ambasadori Ruari O’Connell u shpreh i gatshëm që ky partneritet i mirë në mes të dyja vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të rritjen së nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.