DYLON

Ministri i Mbrojtjes priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell

Ministri i Mbrojtjes priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, priti dje në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell. Në takim Ministri e falënderoi Ambasadorin për kontributin e tij të veçantë në thellimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai e cilësoi Ambasadorin O’Connell si mik të madh të Republikës së Kosovës, i cili do të na mungojë të gjithëve.

Në takim u bisedua edhe për progresin e arritur në zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkrahjen e pa rezervë që ka dhënë dhe po jep Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe stërvitjen e pjesëtarëve të FSK-së. Me theks të veçantë u diskutua suksesi i kadetëve tanë gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende tjera. Ata i kanë përfaqësuar më së miri vlerat që kultivon FSK-ja si një Forcë profesionale, multietnike dhe kredibile.

Ambasadori O’Connell e falënderoi Ministrin për bashkëpunimin e deritashëm dhe nënvizoi se FSK-ja është një prej sukseseve të Kosovës pas luftës. Ai shtoi se FSK-ja është ndërtuar si institucion duke u bazuar në meritë dhe profesionalizëm. Ambasadori gjithashtu e rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta vazhduar përkrahjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Ministri Berisha edhe një herë shprehu gatishmërinë që FSK-ja, edhe me kapacitetet e tanishme, të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu edhe si pjesë e kontingjenteve të partneriteteve strategjikë, siç është Mbretëria e Bashkuar, në misionet paqeruajtëse në botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.