DYLON

Zyrtarizohet sporti i Ragbit në Kosovë

Zyrtarizohet sporti i Ragbit në Kosovë
Avatar photo Elife Sherifi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i Federatës së Ragbit në Kosovë, si dhe konkretizimit, konsolidimit dhe promovimit të mëtejmë të këtij sporti në vendin tonë.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi ambasadorin britanik për bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e tij për sportin e Ragbit dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje këtë bashkëpunim, duke synuar që të realizojnë bashkërisht projekte në fusha të ndryshme.

EkoHigjiena

Po ashtu ministri Gashi e uroi ambasadorin për hapjen e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u dëshiroi mbarëvajtje në garat që do të organizohen në këtë sport.

“Sot është një ditë e veçantë për sportin në Kosovës pasi që sot po e zyrtarizojmë Federatën e Ragbit. Ne, si MKRS, do të angazhohemi maksimalisht që ta japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”.

Ndërkaq, ambasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për krijimin e Federatës së Ragbitë në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur që MKRS po u krijon mundësi të reja sportistëve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.