Ekipi i lojërave elektronike CS:GO, Bad News Eagles, sot është pritur nga Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.
Bashkë biseduan për gjendjen e përgjithshme të ekipit dhe emërimin e trajnerit të ri, agjendën e ndeshjeve për këtë vit dhe synimet e ekipit për të ardhmen.
Duke i vlerësuar për sukseset e jashtëzakonshme në garat e fundit, Ministri Çeku u premtoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e qeverisë edhe në vazhdimësi.