DYLON

Në Gjilan u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale

Në Gjilan u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale
Avatar photo Redaksia

Në një ceremoni të veçantë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, kanë nënshkruar Agjendën e Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive.

Kryetari Hyseni tha se fuqizimi i rolit të qytetarëve në vendimmarrje është njëra nga objektivat tona për këtë mandat dhe qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar USAID dhe shefen e programit, Sivia Susnjic, për fascilitimin e agjendës së Kontratës Sociale dhe që po mundësojnë pjesëmarrjen në këtë program, i cili theksoi se ka ndikuar shumë dhe do të vazhdojë të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes institucioneve dhe qytetarëve.

“Ky program për synim kishte ngritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrje dhe ndërtimin e mekanizmave funksional që komunikimin qytetar – institucione komunale e avancojnë në shoqëri aktive dhe pjesëmarrëse në proceset lokale dhe institucione të përgjegjshme, llogaridhënëse e transparente, aktiviteti Kontrata Sociale rezultoi i suksesshëm që në afat të parë të implementimit”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Diskutimet e frytshme e shumë përmbajtësore dhe aktivitetet e realizuara brenda dhjetë muajve, rezultuan në avancimin e këtij komunikimi institucione dhe qytetarë, shërbime cilësore dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve në vendimmarrje”, theksoi kreu i Gjilanit.

Kryetari Hyseni tha se përmes letrës së zotimit të cilën do ta nënshkruajnë sot bashkë me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, zotohemi solemnisht se do t’í përmbushim të gjitha zotimet e detajuara të agjendës së Kontratës Sociale.

Përndryshe, ceremonia e nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale është transmetuar drejtpërdrejt nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës së Gjilanit, të cilën mund ta ndiqni të plotë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.