Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, znj. Radmila Shekerinska – Jankovska po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë.
Ministri Berisha do ta paraqes ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në Konferencë.
Konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e Mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t’i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta.
Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave përmes së cilave ministrat të gjejnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Konferenca e ministrave të Mbrojtjes gjithashtu paraqet një mundësi për ritheksimin e vendosmërisë së shteteve pjesëmarrëse për forcimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe harmonizimin në perspektiven sa i përket prioriteteve të sigurisë në rajon.