DYLON

Ministri Sefaj priti në takim Udhëheqësin e Misionit të Zyrës sllovake

Ministri Sefaj priti në takim Udhëheqësin e Misionit të Zyrës sllovake
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim Udhëheqësin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, Ljubomir Batary.

Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin policor në mes të dyja vendeve.

Ministri Sefaj kërkoi nga z. Batary që pavarësisht statusit diplomatik në mes të dyjave vendeve, është shumë e rëndësishme që të koordinohen veprimet institucionale sa i përket luftimit të krimit të organizuar, pasi që grupet kriminale nuk kanë barriera kufitare të bashkëpunimit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.